Lajme

Haradinaj për rastin e Faton Hajrizit: Haxhiu është dashur të pranojë se kemi dështuar brenda territorit tonë

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 22 July 2024

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj ka kritikuar ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu rreth rastit të Faton Hajrizit.

Sipas tij, krejt çka mund të deklaronte Haxhiu në lidhje me këtë rast do duhej të ishte marrja e përgjegjësisë për kryerjen e detyrave nga institucionet e Kosovës.

“Tani, sa i përket deklarimeve të Haxhiut është gabim me marrjen e rastit të Faton Hajrizit. Kjo i bie që ata që janë me UÇK dhe të lidhur me të, nuk shkon përmbajtja. Materia nuk është ashtu. Serbia ka ndikim që Faton Hajrizi të dale në Serbi. Ka materie të gabuar. Është dashtë me u mbrojtë Kosova, mos me u fajësu për veprën e Faton Hajrizit. Haxhiu ka mundur të thotë se ne kemi dështuar të kryejmë ne detyrat tona në territorin tonë. Shihet se çfarë sjellje ka Serbia”, deklaroi Haradinaj në “Debat Plus”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera