Lajme

Haradinaj: Për miqësinë me Gjermaninë po më xhelozojnë edhe në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 07 June 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj , në një konferencë për media pas kthimit nga Berlini ka folur për temat që janë diskutuar atje, dhe për bisedat që ka pasur me Merkelin.

Sipas tij, Kosova kurrë asnjëherë prej se ekziston si shtet nuk ka pasur marrëdhënie me të mira me Gjermaninë.

Ai para gazetarëve e ka goditur edhe njëherë presidentin e vendit, Hashim Thaçin, duke thënë se po e xhelozon për miqësinë e vendosur me Gjermaninë.

-Advertisement-

“ Kjo marrëdhënie e Kosovës me shtetin gjerman mund të sjell edhe xhelozi kapak këtu në Prishtinë por e vërteta është kështu. Është normale. I bën kapak xheloz edhe fqinjtë. Por edhe unë nganjëherë bëhem xheloz kur e shoh dikë duke pasur sukses”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.

Ai ka treguar se me Merkelin nuk kanë diskutuar fare për idenë e kufijve, pasi një ide e tillë është varrosur në Berlin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera