Lajme

Haradinaj për Ligjin e Zgjedhjeve: Na ka rënë si prej qielli, Kurti dhe Osmani patën qasje diktatoriale

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 06 April 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se ishte e papritur sjellja në Kuvend për votim e Ligjit për Zgjedhje nga ana e Qeverisë së Kosovës të premten e kaluar, duke thënë se para kësaj janë ligjet tjera me më prioritet. Sipas tij, qasja e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes së zgjedhur, Vjosa Osmani, është qasje diktatoriale.

Ai tha nuk iu nënshtrua, siç i quajti, kërcënimeve të Kurtit në lidhje me votimin e këtij ligji. Haradinaj tha se “Na ka rënë si prej qiellit qe Ligji për Zgjedhjet ka ardhur ashtu atë ditë”.

Tutje, Haradinaj tha se qasja e tillë nuk politikë nuk është pjesë e demokracië, por e diktaturave. Sipas tij, ajo qasje është diktaturë e pastër.

-Advertisement-

“Nuk mendoj se fituesi duhet me u sjellë në këtë mënyrë. Nëse ka vetëbesim, pra nëse ke fituar, s’ke arsye me u sjellë në këtë mënyrë me opozitën e të tjerët. Kërcënimi i bën më të dobët fituesit. Ai që kërcënon ka problem me veten. Osmani e Kurti kanë problem me veten. Ajo qasje nuk është e demokracisë, është e diktaturave. Është një diktaturë e pastër”, u shpreh Haradinaj.

“Po ta kishin sjellë atë natë Ligjin për Pagat, ne do ta kishim votuar, edhe kurdo që do ta sjellin ne do ta votojmë. Ligji tjetër që ka nevojë me u sjellë është për pensionim të parakohshëm për policinë dhe sigurimet shëndetësore, është i gatshëm, po ashtu edhe Ligji për Qeverinë”.

“Të nxitohesh me aq urgjencë e me e sjellë natën Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe ta përfshish favorin për veten si kryeministër, duke e hequr veprën që ia ndalon të jetë në listë votuese, është përshpejtuar si kërcënim për zgjedhje të reja se ‘në zgjedhje jam në listë’, këto të gjitha nuk janë tregues të mirë”, ka thënë Haradinaj në Klan.

“Mërgata i mban me para familjet e tyre në Kosovë, e mban me para Kosovën, e ka përkrahur Kosovën ne të gjitha kohërat. Atyre u intereson rregullimi i Kosovës, u intereson Ligji për Paga se kanë familjarë që janë doganierë, mësues, mjekë, etj.”

“Çfarë zori ke me e sjellë këtë ligj natën, me e trafiku. Pra, nëse është dikush që e ka ofenduar mërgatën, janë Kurti e Osmani që e kanë sjellë ligjin të trafikuar natën”.

“Nuk ka nevojë me sjellë një ligj në atë mënyrë. Kjo qasje ka qenë ofenduese për mërgatën, pjesë e skenarit të shantazheve e kërcënimeve që ‘do t’ju çojmë në zgjedhje”, shtoi Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera