Lajme

Haradinaj për liberalizimin e vizave: Kryhet para 1 janarit

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 18 July 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur përsëri optimist se liberalizimi i vizave nga ana e Bashkimit Evropian për kosovarët do të bëhet para fundit të këtij viti.

“Po flas me kompetencë të plotë. E kam çelë këtë temë me ministrin e Brendshëm të Francës, me kryeministrin. Edhe presidenti është në dijeni”, ka thënë ai në “Rubikon” të KTV-së.

“Kam folur me kryeministrin e Polonisë, me plot njerëz vendimmarrës. Askush nuk është kundër”, ka theksuar Haradinaj.

-Advertisement-

Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se marrja e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën do të jetë çështje javësh, pas shtatorit.

“Është shumë reale, tash e tutje, prej shtatorit, çdo javë mund ta marrin atë vendim”, ka deklaruar Haradinaj.

“Nuk shtyhet. Nuk e mënjanojnë më shumë. I ka ardhur koha”, është shprehur ai.

“Besoj shumë që para fundit të vitit, po. Para 1 janarit të vitit që vjen është e kryer”, ka thënë Haradinaj.

“S’ka shkaqe procedurale që e vonojnë më shumë”, ka shtuar kryeministri i vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera