Lajme

Haradinaj për lajmet se ka rrahur një punëtor: Shpifin për Ramushin sepse u pengon ambicia e tij për president

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 12 October 2020

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka komentuar lajmet se ai së bashku me kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj, kanë rrahur një punëtor të tyre. Ai ka paralajmëruar një padi.

Duke folur në emisionin Pressing në T7, ai tha se dikujt po i pengon ambicia për president e Ramush Haradinajt.

“Ishte edhe lajmi për Ramushin dhe gruan e tij. Niveli i shpifjeve në këtë vend është shumë i ulët. Dikujt po i pengon ambicia e Ramushit që të jetë president. Menjëherë pas atij lajmi më ka kontaktuar edhe policia. Nuk e kuptoj pse. Kam përgatitur padi”, thotë ai.

-Advertisement-

Haradinaj ka thënë se policia i ka bërë të ditur për cilin punëtor bëhet fjalë ndërsa ai ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur kontakt fizik me të.

“Personi ka qenë një djalë i mirë dhe vjen nga një familje shumë e mirë. Ka punuar si roje e objektit por është liruar nga detyra pasi kemi kontraktuar një kompani të sigurimit tjetër. Nuk është e vërtet. Është rrenë e kulluar”, tha Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera