Haradinaj për gjuhën fyese të Kurtit: Ma “hajvan” se ni Kryeminister që pas 4 vite qeverisje ka tregu “vica”

Autori: Gazeta inFokus
12:32 | 10 February 2025
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media.
I pyetur rreth gjuhës së Kryeministrit, Albin Kurti, pas shpalljes së rezultateve preliminare, ku i quajti opozitën “hajvana”, i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj e dënoi gjuhën fyese ndaj këtij të fundit.
“Ai epitet i shkon atij, ma “hajvan” se ni Kryeminister që pas 4 vite qeverisje ka tregu “vica” gjatë tërë fushatës, ska pas as ni program konkret nuk ka të arritura asgjë, fatkeqesisht ky eshte realiteti ynë”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se një gjuhë e tillë u përdor për arsyen se Kurti nuk arriti rezultatin të cilin e kishe pritur.
“Qytetarët e Kosoves dje kan mujt ma pa kush është ai, një Kryeministër që nuk ka mbërri rezultat të mbërritur, as unë nuk e kam arrit të priturin mirpo nuk kam bërë asnjë ndërhyrje që e dëmton të arriturën e Kosovës”, deklaroi i pari i AAK-së.
Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët-E30-IDEAL pas numërimit të rreth 90% të votave në nivel vendi, rezulton forca e katërt politike në vend.
Ky koalicion sipas rezultateve aktuale, në të cilat nuk përfshihen votat e diasporës dhe ato me kusht, ka marrë 57 mijë e 509 vota apo 7.57%.

Të tjera
-
Orav: Nuk mund ta imagjinoj se si Serbia apo Kosova mund të anëtarësohen në BE pa normalizim të marrëdhënieve
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Bash...
-
Parandalohet kontrabandimi i substancës nạrkọtike në burgun e Dubravës
Stafi i sektorit të sigurisë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ka arritur t...
-
Ambasada e ShBA-së paralajmëron emigrantët ilegalë: Kush shkel ligjin do të kthehet në venden e tij ose do të përballet me akuzë
Ambasada Amerikane ka bërë një paralajmërim të rreptë për të gjithë emigrantë...
-
Kos: Rrugëtimi i Shqipërisë në BE mund të përfundojë në fund të vitit 2027, Serbia në ngecje
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ndodhet në një vizitë disaditor...
-
Dënohet me 21 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë Florent Poroshtinca, e menaxhoi grupin “Albkings”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 21 muaj burgim dhe 5 mijë euro gj...
-
Punëtorja lëndohet në vendin e punës pasi “Trepça” ia ndryshoi dy herë detyrën pa e konsultuar për problemet shëndetësore
Përgjegjësja e depos doracake në njësinë biznesore në Flotacion në Kishnicë, ...
-
Plas gypi kryesor në Shipol, këto vende mbesin pa ujë
Si pasojë e një plasjeje në gypin kryesor të ujësjellësit në Shipol, KRu “Mit...
-
Serbia i shpalli armiqësi Kenisë që njohu Kosovën, MPJ: E zbuluan edhe një herë fytyrën, shkelën marrëveshjen
Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj kundërshtisë së Serbisë për njo...
-
Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se dhụnoi të miturën në Ferizaj
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
“Dy plụmbat që goditën murin u kthyen tek ai” – flet miku i Naser Gashit
Mbrëmjen e 25 marsit, në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, u vra 62-vjeça...
-
Asociacioni i Komunave të Kosovës: Me rritjen e çmimeve po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe i bizneseve
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka dalë me reagim për paralajmëri...
-
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
Edhe këtë vit, si çdo herë tjetër, lideri i marketeve Viva Fresh ju sjell ofe...