Lajme

Haradinaj për dialogun: Nuk dua të më informojë as Skënder Hyseni, e as Avdullah Hoti

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 04 August 2020

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk dëshiron të informohet për dialogun Kosovë-Serbi nga Koordinatori Shtetëror për dialog, Skënder Hyseni, apo edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Nuk dua të më informoj Skënder Hyseni e as Avdullah Hoti”, thotë ai.

“Dua të jetë njeriu im aty. Nëse gjithçka është në rregull në letra, atëherë i mbështeti. Nuk dua biseda të më tregojnë çfarë po bëjnë. Dua të di vetë. Jemi në shekullin 21. Nuk konfirmohen gjërat me biseda. Nëse nuk jam i sigurt qoftë për një shkronjë, atëherë nuk dua të jepi përkrahjen time. Jemi djegur me shumë gjëra. Fusnota e disa të tjera”, thotë ai.

-Advertisement-

“Nuk e di ende se çfarë është biseduar në takimin Hoti – Vucic. Takimi zgjati mbi një orë. Aleanca nuk di asgjë rreth takimit”, shtoi ai në RTK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera