Lajme

Haradinaj: PDK-ja të mos më çojë selame

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 14 March 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat e partnerit të tij të koalicionit, Kadri Veseli se ai mund ta lë në lloç çdokënd që prish raportet me Amerikën.

Haradinaj në TV Dukagjini, ka thënë se e kupton Kadri Veselin dhe se ky i fundit nuk po e kërcënon Haradinajn, por vetëm po e këshillon që ta suspendojë taksën.

“Kur je kryetar i Qeverisë je i detyrumë me i pasë analizat e procesve. Unë jam i obligumë me ditë cka po ndodh nëpër botë, ndryshe ma mirë është me shku në ship. Unë e kam pa që koha i ka kushtu vendit tim. Unë s’e di cka është ky dialog. Ma s’pari Avnia e Gjuriqi s’janë taku prej qe një vit. Shiqoni unë e di që kjo ka ndodh, na ka ndodh një lloj evouimi kush cka na ka ndodh. Partnerët e koalicionit e kanë pa si rreziku i prishjes së raporteve me SHBA’në por unë nuk shoh rrezik. Unë mendoj se në një listë të shumë temave, Kosova –SHBA, na jemi ok. Na kemi probleme shumë të mëdha të tjera që na i kërkon Amerika t’i zgjedhim sic janë korrupsioni, luftimi i krimit. Shiqoni është e vërtetë që kjo cështje na i jep disa minusa, por do të fitojmë edhe plusa tjerë, por taksa nuk i prishë raportet me Amerikën”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Ai ka thënë se nëse dikush konsideron se ai (Haradinaj) po i prish raportet me Amerikën ai dorëhiqet.

“Shiqoni kontrata jonë nuk është e përjetshme obligative dhe në cdo situatë kur PDK e vlerëson dhe kanë gjykimin se po prishemi me aleatin tonë,  atëherë është cështje e tyre. Unë jam i të njëjtit mendim me kryetarin Veseli, nëse vjen puna me i prish marrëdhëniet me Amerikën, unë vetë shkoj në ship. Unë muj e marr një vendim që sun i pajtoj ama unë vetë shkoj në shpi. Nuk i baj vend popullit tem, nuk i baj dam miqësisë me Amerikën, por tashti si gjykohet marrëdhëniet me Amerikën dhe në cka i bazon ato është dicka që duhet me u vlerësu. Nuk është se u prish marrëdhënia o njerëz. Shiqoni ju e dini se qortime i jepni edhe dikujt në shpi, por nuk është kjo kërcënim”, thotë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për ‘selamet’ që po ia cojnë figura të larta të PDK-ës lidhur me taksën.

“Shiqoni edhe zotin Hoxhaj e kam mik dhe flas shpesh me të, ne jemi partnerë koalicioni dhe nuk kemi nevojë me i bë të fala njëri  tjetrit përmes mediave. Nuk më bëjnë shumë mirë këto, nuk është se më dëmotjnë por nuk i shoh si shumë të mira këto.  Veseli nuk po kërcënon, por po më sqaron, po thotë për hatër të miqve me suspend taksën. Nëse partneri i koalicionit që është kryeministri po i dëmton marrëdhëniet me SHBA’në unë vetëdorëhiqem”, ka thënë Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera