Lajme

Haradinaj pas takimit me Escobar: Angazhimi amerikan do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 13 December 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes profilit të tij në Facebook, ka dhënë detaje pas takimit që ka zhvilluar me Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm për dialogun dhe Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit.

Haradinaj ka theksuar se angazhimi serioz amerikan do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier.

Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit. Besoj se ky angazhim serioz 🇺🇸 do ta shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë- Serbi.

Në emër të AAK-së, iu shpreha falënderimin për ndihmën jetike që po jep 🇺🇸!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera