Lajme

Haradinaj: Parku Inovativ në Prizren i ka hap dyert për strehimin e të prekurve nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 28 November 2019

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë ka vizituar Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro- Gjerman, në Prizren.

Kamp ky i cili u hap për të strehuar personat të cilët u goditën nga tërmeti dhe mbetën pa shtëpi, shkruan gazeta inFokus.

Haradinaj ka thënë se ky park nga sot i ka dyert e hapura për strehimin e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

-Advertisement-

“Parku Inovativ Trajnues Kosovaro- Gjerman, në Prizren, është hapur nga sot, vetëm për ata që janë prekur nga tërmeti, që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe nuk kanë se ku të strehohen.

Bashkë me kryetarin Mytaher Haskuka dhe Ambasadorin Gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, u bëmë bashkë në Prizren për një mobilizim ndër-institucional që t’u dalim në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri”, u shpreh Haradinaj.

Ndër të tjera ai theksoi se Ai shtoi se është krijuar një trupë koordinues për pranimin dhe strehimin e atyre që kanë nevojë.

“Po sot, është ndërtuar një trup koordinuese e nivelit qendror të Qeverisë, të Ministrisë së Brendshme, të Agjencive përkatëse të specializuara për temat e të zhvendosurve, pranimin dhe integrimin e tyre.

Parku Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman, që ka një dedikim tjetër të funksionimit, dyertë e tij sot i ka hapur për bashkëkombësit tanë, vëllezërit dhe motrat tona, të cilët u përballen me këtë fatkeqësi.

Me të gjithë akterët ndër-institucional do të vazhdojmë punën që këtë situatë emergjente ta menaxhojmë në mënyrë të përgjegjshme dhe t’u ofrojmë ndihmë të prekurve nga tërmeti me pasoja tragjike që goditi Shqipërinë”, ka thënë Haradinaj./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera