Lajme

Haradinaj pandeh Perëndimin për presion si në mesjetë

Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 13 March 2019

Mesjetare i ka kualifikuar kryeministri Ramush Haradinaj format e presionit që partnerët strategjikë të Kosovës janë duke i bërë, me synimin që Qeveria ta pezullojë taksën ndaj importeve të Serbisë. Ai ka thënë se nuk do të sprapset nga qëndrimi për ta mbajtur taksën në fuqi.

Sipas kreut të Qeverisë, pezullimi i vendimit për taksën është kërkuar edhe në takimin që një ditë më parë ka pasur me Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg, këshilltarë politikë të kancelares gjermane Angela Merkel, shkruan sot “Koha Ditore”.

Po kështu, edhe në takimin e fundjavës me nënsekretarin amerikan për Çështje Politike, David Hale. E njëjta pret t’i kërkohet edhe nga drejtori i përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, i cili ka mbërritur të martën në Kosovë.

-Advertisement-

“Pozicioni i Berlinit është shumë i qartë: ‘Dialogu është i rëndësishëm. Duhet të vazhdojë. Taksa është pengesë. Hiqeni taksën’. Pra, ky është pozicioni i tyre. Kështu është pozicioni edhe i Londrës e edhe i të tjerëve”, ka thënë Haradinaj. “Pra, është ky qëndrim i të gjithëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera