Lajme

Haradinaj pajton disa familje: Falja te shqiptarët është nder dhe trimëri

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 29 June 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pajtimin e disa familjeve në Pejë.

Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebok, ka thënë se falja tek shqiptarët është trimëri e nder.

“Falja te shqiptarët është nder e trimëri, është virtyt i yni kombëtar, që na mbajti gjithmonë të bashkuar dhe të fortë”.

-Advertisement-

“Sot kam pasur nderin të qëndroj në familjen e nderuar Belegu, e cila shtriu dorën e pajtimit familjes Racaj”, është shprehur Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka pajtuar edhe dy familje të tjera.

“Njëkohësisht, falënderoj familjen atdhetare Qallaku për nderin që ma bënë, të cilët me aktin e tyre fisnik, i shtrinë dorën e pajtimit familjes Llozhani”.

“Zoti i bekoftë familjet shqiptare!”, ka përfunduar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera