Lajme

“Haradinaj ose Pacolli kryeministër të ardhshëm të Kosovës”

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 11 May 2017

Me rrëzimin e Qeverisë së Kosovës pyetja që më së shumti kërkon përgjigje është se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit.

Sipas një artikulli të artikuluar nga ‘Sputniku rus’ theksohet se kryeministër i ardhshëm i Kosovës mund të jetë, Ramush Haradinaj.

Sipas shkrimit të këtij mediumi thuhet se pas gjithë aktualitetit të zhvilluar në Kosovë, një numër çështjesh që ishin dashur të adresoheshim këto ditë do të mbeten anash, si demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, negociatat me Beogradin në Bruksel, themelimin i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fillimi i punës së Gjykatës Speciale, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

“Prishtinës tani i ka mbetur që të organizojë zgjedhjet e parakohshme pas së cilave do të duhej të formohej Qeveria e re. Duke pasur parasysh vlerësimet e tanishme ata që mund të pritet të ulen në karrigen e kryeministrit janë Ramush Haradinaj, por duke mos lënë anash edhe emrin e Behgjet Pacollit që mund të bëhet kryeministër i ardhshëm, për, gjoja, kontaktet e tij me Rusinë nuk janë larg nga e vërteta”, është shkruar në këtë artikull./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera