Lajme

Haradinaj nuk tregon se a do të kandidojë për deputetë, thotë se AAK e Nisma do t’i fitojnë zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 12 May 2017

Partitë politike kanë kohë qe deri më 18 qershor të dërgojnë listat me kandidatë për deputetë në Këshillin Qendror të Zgjedhjeve.

Por, partitë ende nuk kanë vendosur për kandidatët e tyre për deputetë.

Daut Haradinaj nga AAK nuk ka treguar nëse do t’i hyjë sërish garës për deputetë.

-Advertisement-

I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, Haradinaj ka thënë se është e parëndesishme nëse kandidon ai ose jo, duke shtuar se boshti opozitar i përëbrë nga AAK dhe Nisma do t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme.

“E rëndësishme është qe AAK dhe partneret e saj do t’i fitojnë zgjedhjet e 11 qershorit.Mbështetje kemi të pa rezervë nga të gjitha anët”, ka thënë Haradinaj.

Kosova, sipas tij, ka nevoje për ndryshime, e ndryshime  ai thotë se do të ketë edhe në Deçan.

Vet Haradinaj ka deklaruar kohë më parë se do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit në zgjedhjet qe do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor.

Ky proces elektoral u imponua pasi Kuvendi i dha mbështetje mocionit të iniciuar nga partia e Fatmir Limajt për rrëzimin e Qeverisë Mustafa

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera