Lajme

Haradinaj: Nuk do të jap dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 27 March 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar për herë të parë  pas largimit të Listës Serbe nga qeveria e Kosovës dhe pas arrestimit të shefit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Haradinaj ka thënë se nuk do të jap dorëheqje edhe pas largimit të Listës Serbe ndërsa e ka quajtur të pakuptueshëm vendimin e tyre për largim, shkruan Infokusi.com

“Është i pakuptueshëm largimi i Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës. Dorëheqje nuk e kam në plan të jap, punën do ta vazhdojë ata mund të shkojnë”, ka thënë Hardinaj,

-Advertisement-

Ai  duke komentuar edhe arrestimit e djeshëm të Gjuriqit ka thënë se Policia e Kosovës ka zbatuar ligjin në përpikëri.

‘Veprimi i djeshëm i arrestimit të Marko Gjuriqt nuk ishte një veprim i këndshëm por ishit veprim i ligjit, Policia dhe organet e tjera të rendit i kanë zbatuar në përpikëri ligjin”, ka thënë Haradinaj./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera