Lajme

Haradinaj nuk shkon në Shqipëri, por nënshkruan në librin e ngushëllimeve në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 28 November 2019

Edhe pse nuk shkoi në Shqipëri për t’i vizituar të mbijetuarit, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë ka nënshkruar në Librin e ngushëllimeve.

Kështu ka njoftuar Haradinaj në një postim në profilin e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

“Sot, u nënshkrova në Librin e ngushëllimeve, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Haradinaj gjithashtu ka thënë se është bashkë në dhimbje pranë viktimave të tërmetit.
“Bashkëndjejmë si një komb dhe jemi bashkë në dhimbje pranë familjarëve të viktimave të tërmetit në Shqipëri”, ka shkruar mes tjerash kryeministri në detyrë.

Kujtojmë që nga Kosova, nga politikanë për të vizituar të mbijetuarit e tërmetti kanë shkuar, Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtëm, Behxhet Pacolli, si dhe kreu i NISMA’së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera