Lajme

Haradinaj: Nuk ka fshehtësi e as konspiracione në zgjedhjet në AAK

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 13 January 2020

Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, nëpërmjet një shkrimi në Facebok ka thënë që reformat në këtë parti kanë filluar menjëherë pasi kanë përfunduar zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas tij, ky proces është demokratik e i hapur dhe se nuk ka asnjë konspiracion pas tij, shkruan gazeta inFokus.

“Disa shkrime në portale kanë informuar gabimisht për zgjedhjet dhe reformat statutare në AAK. Reformat kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe janë proces normal që do të përfundojë brenda afeteve të parapara. Nuk ka agjenda të fshehta e as konspiracione. Procesi është i hapur, transparent e demokratik. Është e çuditshme si bëhet lajm një proces disa muaj më pas. Nëse dikush mendon që përmes këtyre lajmeve të fus përçarje, krijojë diversion nga dështimet e veta, e ka shumë gabim”, ka thënë Daut Haradinaj.

-Advertisement-

Ditëve të fundit edhe është raportuar se Ramush Haradinaj është dorëhequr nga AAK për shkak të zgjedhjeve në parti, ku tash po e mban pozitën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të AAK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera