Lajme

Haradinaj nuk i ndal kritikat: Goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë janë të qëllimshme, përgjegjësia është edhe penale

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 12 October 2024

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se “goditjet e Qeverisë Kurti kundër ushtrisë” janë të qëllimshme.

Ai thotë se për këtë përgjegjësia është edhe penale edhe kombëtarë.

“I mërzitur me gjendjen në të cilën Qeveria Kurti e ka sjellë Ushtrinë e Kosovës. Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme. Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Haradinaj ka bërë thirrje për ndërrim të Qeverisë.

“Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndërrojmë Qeverinë!”.

Reagimi i Haradinajt vjen pas raportimeve se ushtarët e FSK rrezikojnë të mbesin pa ushqim dhe pas një letre që i ka drejtuar komandanti Bashkim Jashari ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, rreth kësaj situate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera