Lajme

Haradinaj “nuk i bie pishman”, edhe pas padisë: Edi Rama u angazhua për ndarjen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 20 January 2020

Edhe pse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama a ka paditur kryeministrin e Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj për shpifje, ky i fundit përsëri ka deklaruar se Rama është i përfshirë në negociata për ndarjen e Kosovës.

Haradinaj thotë se projekti në të cilin ai është i përfshirë rezulton ndarjen e Kosovës, shrkuan gazeta inFokus.

“Ka qenë i angazhuar KM Rama, në projektin që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”.

-Advertisement-

“Duke pasur një komunikim të rregullt me kryetarin e Serbisë dhe nga vizitat që bënte, mendoj që nga atëherë, me të cilën Kosova do të paguante një çmim të madh”, thotë Haradinaj.

“Kryeministri Edi Rama ka qenë i kyçur që nga inicimi i kësaj mënyrë të të marrunit vesh mes Serbisë dhe Kosovës”, thotë ai në një intervistë për Insajderin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera