Lajme

Haradinaj: Nuk formohen institucionet duke kërcënuar njëri tjetrin publikisht, VV-ja duhet të marrë përgjegjësi

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 10 December 2019

Ramush Haradinaj, Kryeministri në detyrë i Kosovës ka komentuar ngjarjet e fundit për mos finalizimin e marrëveshjes së koalicionit në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha se Vetëvendosje duhet të marrë përgjegjësinë si partia e parë nga zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Haradinajt nuk formohen institucionet duke e kërcënuar publikisht njëri tjetrin.

-Advertisement-

Ai theksoi se Vetëvendosje nuk është duke e ditur se si ti formojë ato.

“Fituesi i mbanë përgjegjësitë në këtë rast. Duhet Vetëvendosje me i harmonizu pritjet kërkesat e palëve me të cilat kërkojnë. Vetëm fituesi ka përgjegjësi. Duhet me ba kujdes, nuk formohen institucionet duke kërcënu  njëri tjetrin publikisht. Mirë është me i tregu popullit a e kanë njet me i ba këto institucione, kam dyshime, nëse e kanë njet le t’i bojnë, nuk më duket serioze kjo qasje. Edhe para zgjedhjeve kanë dhënë një shenjë që po bëjnë koalicion, por ata më shumë donin t’ia len fajin tjetrit. Zotëri Kurti dhe Vetëvendosje nuk janë kah e dinë qysh formohen institucionet”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu tha se duhet të bëhet çka duhet dhe jo çfarë mund të bëhet.

Nuk guxon me kriju konflikt verbal e publik, mundesh me dal në televizion edhe me ja bo ligjin tjetrin, se të gjithë janë të rritur. E kam përshtypjen që veç e kanë fillu një kurs që me fajësu njëri-tjetrin, me ba eksperimente kështu, por mos ta vazhdojnë pafundësisht kështu. Mund të del në zgjedhje por ndoshta nuk i dalin kalkulimet, unë isha kujdes në vend të tij që respektoj votat, sepse diferenca nuk është e madhe. Nuk mundesh me ba çka don, por çka duhet”, u shpreh Haradinaj në Rubikon./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera