Lajme

Haradinaj nuk e pret Albin Kurtin ta bëjë Qeverinë, mobilizon ministrat

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 21 January 2020

Ramush Haradinaj duket se nuk e ka ndërmend ta pres Albin Kurtin ta bëjë Qeverinë.

Tani që kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë dhe ende nuk është arritur pajtimi mes Vetëvendosjes dhe LK-së për bashkëqeverisje, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka marrë një vendim me ministrat e kabinetit të tij.

Gazeta inFokus mëson se Haradinaj të hënën ka mbledhur të gjithë kabinetin dhe bashkë me ministrat edhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

-Advertisement-

Sipas këtyre burimeve kërkesa e kryeministri në detyrë ishte që të angazhohen në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre në mënyre të rregullt, sikurse mos të ishte qeveria në dorëheqje.
E se Haradinaj ka mbajtur takim gjatë ditës së hënë se ka mohuar as zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Ajo i ka quajtur këtë takimi si takim konsultative dhe diçka krejtësisht normale.

“Kryeministri ne detyre është kryeministër në detyrë dhe ministrat janë gjithashtu në detyrë. Takimet mes tyre janë të zakonshme dhe normale sepse janë të një kabineti. Është sikurse stafi juaj ti mbani takimet. Takime konsultative ka pasur gjithmonë”, ka thënë Gashi për Gazetën inFokus.

Ndërsa për ditën e mërkurë, Haradinaj ka thirrur mbledhje të qeverisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera