Lajme

Haradinaj: Nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 25 November 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar arritja e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë ka marrë dinamikë të re.

Haradinaj tha se do të qëndrojnë vëzhgues ndaj procesit të dialogut por do ta kryejnë me dinjitet rolin e tyre opozitar.

“Gjatë bashkëbisedimit kam sqaruar dhe pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovë – Serbi dhe për këshillat që i kam dhënë kryeministrit të vendit për menaxhimin sa më të mirë të këtij procesi të rëndësishëm per ne dhe brezat që vijnë.

-Advertisement-

Ne nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por as përballë krizës së rëndë ekonomike e energjetike dhe paaftësisë së qeverisë për të marrë masat dhe veprimet e duhura, por do të kryejmë me dinjitet rolin tonë opozitar”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera