Lajme

Haradinaj nuk di për çka do të përdoret fondi i Interpolit, takohet me ministrin e ri

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 19 October 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me ministrin e ri të Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa.

Haradinaj e Kastrati në takimin e parë folën për interpolin e liberalizimin e vizave, raporton Gazeta inFokus.

“Fokusimi ishte, po them ashtu te tri punë bazë. Bazë është luftimi i krimit edhe ruajtja e rendit publik, po ne kemi edhe dy punë të j, është Interpoli dhe liberalizimi i vizave për shkak se kanë ndodhë ndryshime politike, ka shku ministri Gashi ka ardhë ministri Mustafa. Kam ardhë të bisedojmë, të qartësohemi se a e kemi mbulu çdo vakuum potencial edhe a ka koordinim të ndërsjellë, nga niveli politik në këtë rast nga ministri”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Kryeministri nuk kishte ndonjë informaicon se për çka do të përdoret fondi për Interpolin.

E Mustafa ka thënë se do t’ia shpërblejë kryeministrit emërimin me punë e skuksese.

“Nëse ne i lëmë punët, siç tha kryeministri për me i kry nesër, do të thotë ne s’kemi bë asgjë. Unë kam marrë detyrat edhe këto përgjegjësi që nesër të jem me performancë të mirë edhe do të dal ballëhapur para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Njëherit, edhe kryeministrit t’i shpërblejë me punë e suksese në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha ministri Mustafa.

Ai u emërua ministër pas shkarkimit nga kjo pozitë të Bejtush Gashit. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera