Lajme

Haradinaj: Një pjesë e territorit të Serbisë do të bëhet e Kosovës nëse bëhem Kryeministër! (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 11 May 2017

Lideri i AAK’s Ramush Haradinaj, ka thane se duhet me qene dikush per me ju prishe agjendat Serbise me te cilat po ban hajgare ende kunder Kosoves, dhe sic dihet ai ka re pre e ketyne agjendave dikun 3 muej ne France.

“Duhet me i kallxue BE’s por ne veçanti Amerikes, se nuk jemi ma popull me u talle askush me neve”, tha Haradinaj, tue shtue se ma kete çashtje nuk kemi me lejue me ba nji gja te tille ma Serbia.

Ne kete teme Europa nuk po ban asgja, dhe une i jam mirenjohes Berlinit i cili ka pase nji qasje te qarte ndaj meje, por kur asht ne pyetje Brukseli, kjo asht e padrejt, ngase ne Ballkan BE po shihet se nuk po mundet me i bind palet dhe me marre vendime te preme, por ketu duhet me hy Amerika dhe me ja kallxue venin Serbise.

-Advertisement-

Shqiptaret nuk dalin jashte vetevetes se nuk kemi ku me shkue, e nese don Serbia me qene kojshi me neve, atehere duhet me u sille mire.

“Nese Europa dhe Amerika nuk e kryejne kete pune, atehere neve nuk na mbetet tjeter vec me ba reciprocitetin, derisa ata e mbajn Kosoven ne Kushtetuten e tyne, edhe na fjala vjen detyrohemi me fute 1/3 e tyne ne pjesen tone.

Ma s’ka me na shkele kojshia i keq, ka shtue Haradinaj.

Keto komente Haradinaj i ka ba ne Rrokum Rroll ne Televizionin Rrokum.

Per ma shume shihne videon:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera