Lajme

Haradinaj ngushëllon familjen Ahmeti

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 09 December 2019

Ramush Haradinaj, Kryemimistri në detyrë ka njoftuar se është ndarë nga jeta ish ushtari i UÇK-së, Rexhep Ahmeti.

Ai tha se Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar që kontributin e tij e vazhdoi edhe në liri shkruan, gazeta inFokus.

Haradinaj gjithashtu tha se ndan dhembjen me familjen të cilët duhet të jenë krenar që jetuan me të.

-Advertisement-

“Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës, që vazhdoi kontributin dhe angazhimin e tij edhe në liri, duke edukuar brezat të tërë. Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe miqtë e tij, të cilët duhet të jenë të fortë dhe krenarë që jetuan me të. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve”, shkruan Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera