Lajme

Haradinaj: Ngjarja tragjike që goditi Shqipërinë na dha një mesazh historik

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 04 December 2019

Me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që goditi Shqipërinë javën e kaluar  fillojë ceremonia e dekorimi të nejësve të kërkim shpëtimit nga Kosova që shërbyen në
Shqipëri.
Kryeministri në detyrë,  Ramush Haradinaj gjatë kësaj ceremonie tha se kjo ngjarje tragjike na dha një mesazh se ne si popull kemi shumë miq që na duan.

“Festa e 28 nëntorit si vjet na erdhi e ftoftë dhe na solli  tragjedin sepse u përballem me forcën e natyrës që na mori shumë jetë njerëzor duke na sjellë  shumë dhembje, por mbi të gjitha tërmetin dhe pasoja ne morëm edh një mesazh historike, se ne shqiptarët  nuk jemi rritur vete dhe kemi shumë miq që na duan”

Ai gjithashtu  tha kjo ngjarje tragjike u bashkojë të gjithë pavarësisht dallimeve ideologjike, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Duke qene solidar me viktimat e tërmetin që goditi disa zona të Durrësit ne u mobilizuam si kurrë më parë shpiti i një kombi dhe të bashkuar ja dolëm të ja tejkalojmë situatën emergjente. Të bashkuar nuk ka kush të na reziston” tha mes tjerash ai.

Kryeministri Haradinaj  gjithashtu gjatë kësaj ceremoni foli rreth punës së palodhshme që bënë njësitet e kërkim shpëtimi ,si dhe falënderoj qytetarët e Kosovës për solidaritetin që treguan./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera