Lajme

Haradinaj nga Zvicra: Çdo rrugëtim i yni dhe secila kauzë kombëtare, rrënjët i ka tek mërgimtarët tanë

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 18 March 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas qëndrimit në Gjermani, ka udhëtuar për në Zvicër ku është pritur nga bashkatdhetarët atje.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se nga afër sot ka parë suksesin që kanë shënuar shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Ai gjithashtu është shprehur se çdo rrugëtim dhe secila kauzë kombëtare, siç u shpreh ai, lidhet me burrat dhe gratë që ishin në mërgim.

-Advertisement-

“Ëndrra dhe brenga e secilit mërgimtar është atdheu, është e ardhmja e shtetit dhe kombit tonë. Secili rrugëtim i vendit, secila kauzë kombëtare dhe nismë shtetërore lidhet me burrat dhe gratë që ishin në mërgim”.

“Më vjen mirë që sot po shoh shumë të rinj, të cilët kanë arritur majat e suksesit, si në ekonomi, gastronomi, mjekësi, shkencë e në të gjitha fushat. Sonte, më bëtë krenar mua, kombin dhe gjithë Kosovën. Faleminderit për mikpritje”, shkroi tutje Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera