Haradinaj nga Vitia: Largimi nga këshillat amerikane në rrethanat aktuale, i rrezikshëm për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
20:47 | 08 December 2022
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar turin e bashkëbisedimit me qytetarë të Kosovës për tema nacionale dhe ato lokale.
Haradinaj në një bashkëbisedim me qytetarë të Vitisë ka folur për dialogun, krizën ekonomike dhe energjetike me të cilat po përballen qytetarët.
“Në Viti bashkëbisedova me qytetarët për dy situata të rëndësishme për vendin tonë, por edhe për tema lokale që lidhen me komunën e tyre. Duke folur rreth marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë, bëra të qartë rolin madhor që e kanë aleatët tanë strategjik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka thënë se i ka paralajmëruar institucionet e vendit për pengesat dhe rreziqet që mund të dalingjatë rrugës, për ekonominë si dhe çfarë duhet të bëjmë ne si shtet në përballjen me Serbinë.
“Gjatë këtij procesi, për të ndihmuar Kosovën, kam paralajmëruar institucionet e vendit për pengesat e rreziqet që mund të na dalin gjatë rrugës, nisur nga përvoja ime e gjatë në proceset politike. Andaj, largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, e institucionet nuk e kanë fuqinë e duhur ta mbajnë gjendjen nën kontroll, është gabim i cili nuk falet e që mund t’i kushtojë Kosovës.
Tema e dytë ishte ajo e ekonomisë, për shkak të krizës së thellë që e ka kapluar vendin. Një kryeministër normal, në këtë kohë do të fuste në punë të gjitha kapacitetet e vendit: mendjen e njerëzve, resusrset financiare, pasuritë natyrore, investimet kapitale, e gjithsesi, rritjen e pagave për të gjithë. Përball Serbisë, ne na duhet unitet i brendshëm politik, që marrëveshja e cila na i hap dyert e NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare të përmbyllet sa më parë. Atëherë do të kemi mundësinë të fokusohemi në sanimin e gjendjes dhe shpëtimin nga kolapsi i përgjithshëm ekonomik, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Tutje Haradinaj tha se përkrahi idenë e kryetarit degës së AAK-së Labinot Bislimi për projektin ndërkomunal për hekurudhën
“Në bashkëbisedim, të përkraha idenë e kryetarit degës së AAK-së Labinot Bislimi për projektin ndërkomunal për hekurudhën, projekt madhor për zhvillimin e kësaj komune, që e lidh me Gjilanin dhe Shtimen. Këtë projekt pas parallogarive do ta vendosim në programin e Aleancës, e që do të ketë përkrahjen dhe përkushtimin tonë të plotë që të realizohet”, përfundoi ai.
Të tjera
-
Sulm me thikë pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur
Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë brenda...
-
Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjer...
-
Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja ...
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...
-
Walker: Asociacioni i komunave nuk është mirë të krijohet
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thën...