Lajme

Haradinaj nga Podujeva: Qytetarët po përqafojnë vizionin tonë për shtetin e fortë dhe të sigurt

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 23 January 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Komunës e Podujevës. Haradinaj ka shkruar se Podujeva për shqiptarët, përpos rëndësisë historike, ka edhe rëndësi ekonomike, kulturore dhe turistike.

“Në takim me strukturat e Aleancës, sot na bashkoi Programi 2021 – 2025, si kontratë e jona me qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Tutje, ai ka thënë se Aleanca ka plan të qartë e të realizueshëm për tejkalimin e krizës aktuale dhe zhvillimin ekonomik.

-Advertisement-

“Rikthimi i vendeve të punës, të humbura nga menaxhimi i dobët i situatës pandemike dhe krijimi i vendeve të reja të punës, shfrytëzimi i resurseve të vendit, investimet e planifikuara mirë strategjikisht, janë prioritetet që do të garantojnë tejkalimin e krizës dhe forcimin ekonomik”, ka shtuar Haradinaj.

“Mobilizimi që e pashë tek strukturat në Podujevë, është sinjal që qytetarët e Kosovës, po përqafojnë vizionin tonë për shtetin e fortë dhe të sigurt”, ka përfunduar ai.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Podujeva për shqiptarët, përpos rëndësisë historike, ka edhe rëndësi ekonomike, kulturore dhe turistike. Në takim me strukturat e Aleancës, sot na bashkoi Programi 2021 – 2025, si kontratë e jona me qytetarët e Kosovës.

Aleanca ka plan të qartë e të realizueshëm për tejkalimin e krizës aktuale dhe zhvillimin ekonomik. Rikthimi i vendeve të punës, të humbura nga menaxhimi i dobët i situatës pandemike dhe krijimi i vendeve të reja të punës, shfrytëzimi i resurseve të vendit, investimet e planifikuara mirë strategjikisht, janë prioritetet që do të garantojnë tejkalimin e krizës dhe forcimin ekonomik.
Mobilizimi që e pashë tek strukturat në Podujevë, është sinjal që qytetarët e Kosovës, po përqafojnë vizionin tonë për shtetin e fortë dhe të sigurt.
#ForcaeKosovës
RH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera