Lajme

Haradinaj nga Dubrovniku flet për transformimin e FSK-së në ushtri

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 01 September 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po merr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut, ku do të diskutohet për sigurinë rajonale dhe globale.

Kryeministri Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se objektivi ynë kryesor mbetet integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO.

Postimi i plotë i kryeministrit Ramush Haradinaj:

-Advertisement-

E ardhmja jonë varet nga aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve demokratike, duke e përqafuar agjendën europiane që i siguron Kosovës prosperitet dhe integrime.

Gjatë panelit të diskutimit në Forumin e Dubrovnikut, theksova se po punojmë që ndërlidhja e rajonit tonë të jetë në funksion të integrimeve europiane. Objektivi ynë kryesor mbetet integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO. Vendi ynë po përgatitet për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, sipas standardeve të NATO-s, duke synuar bashkëpunimin me vendet aleate në forcimin e stabilitetit në rajon, Europë dhe në botë.

Kosova ka paguar çmim të shtrenjtë për paqen që ka sot, ia din vlerën, dhe është e vendosur për partneritet me të gjitha vendet që janë të përkushtuara për paqen e përhershme në rajonin tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera