Lajme

Haradinaj nga Berlini: Gjermania të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 17 November 2020

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gjatë vizitës në Berlin të Gjermanisë, ka kërkuar që të shtyhet parapara liberalizimi i vizave për Kosovën.

Haradinaj është  takuar me Ambasadoren Susanne Schütz, Drejtoreshë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-së, si dhe me Christiane Hullmann, udhëheqëse e Divizionit për Ballkanin Perëndimor.

Ai ka bërë të ditur se atje kanë diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve. Gjithashtu edhe për sundimin e ligjit dhe situatën e sigurisë.

“Duke pas parasysh se vendet tona kanë partneritet strategjik dhe marrëdhënie të shkëlqyera, kërkova që Gjermania të shtyej përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën në takimet me shtetet anëtare të BE-së”, ka shkruar Haradinaj/Gazeta inFokus/

Të tjera