Lajme

Haradinaj nesër takohet me ambasadorin e SHBA-ve, diskutohet për taksën

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 30 January 2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të takohet nesër me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Philipp Kosnett, përcjell inFokus.

Ky takim vjen pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Qeverisë së Kosovës për pezullim të kësaj takse.

Vlen të theksohet se sonte ka pasur edhe një takim midis krerëve të koalicionit qeverisës, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

-Advertisement-

Sipas njoftimit të lëshuar pas takimit, konkretisht nuk është diskutuar për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe, mirëpo liderët e koalicionit janë zotuar për intensifikimin e hapave dhe bashkërendimin e vendimeve me partnerët strategjikë të Kosovës.

Thirrjet e SHBA-ve për heqje të taksës nuk u dëgjuan dhe SHBA-të filluan edhe aplikimin e sanksioneve ku tani, asnjë zyrtarë i shtetit të Kosovës nuk do të ketë vizë për të udhëtuar në Amerikë.

Ndërkohë, në media është raportuar se edhe këshilltari i Donald Trump, John Bolton do të komunikojë me Haradinajn nëpërmjet telefonit për të diskutuar në lidhje me dialogun.

Zhvillimet e fundit kanë dërguar edhe deri tek një mos-pajtim të liderëve të koalicionit rreth taksës gjë që bëri të flitej edhe për rrëzim të qeverisë e zgjedhje të parakohshme.

Por, sonte pas takimit nuk është vërejtur të manifestohet një atmosferë e tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera