Lajme

Haradinaj: Nëse ekstradohem, Serbisë i përsëritet 1999-ta

Autori: Gazeta inFokus 00:26 | 27 April 2017

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është optimist për vendimin e gjykatës në Colmar të Francës dhe i qetë për nivelin e drejtësisë franceze, por jo edhe për atë serbe.

Haradinaj në një bisedë për Klan Kosova në Strasburg të Francës ka thënë se nëse ndodh që të ekstradohet, Serbia – që qeveriset nga bijtë e Sllobodan Millosheviqit – do ta marrë përgjigjen e njëjtë që e ka marrë më 1999.

Lideri i AAK-së ka thënë që nuk i “han çka thotë Serbia” për të.

-Advertisement-

I bindur në lirimin e Haradinajt është shprehur edhe zyrtari i AAK-së, Avni Arifi, i cili ka nënvizuar se për këto akuza ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.

“Nuk ka asnjë arsye që të mos besojmë që Ramush Haradinaj do të kthehet nesër në Kosovë. Drejtësia për të është drejtësi për Kosovën”, tha Arifi. /Klan Kosova/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera