Lajme

Haradinaj në Tiranë: Edi Rama me fanatizëm dhe me pasion u angazhua për ndarjen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 23 January 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur përsëri për përplasjen e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Haradinaj, i cili ndodhet në Tiranë, ka thënë se Rama me fanatizëm dhe me pasion është angazhuar për ndarjen e Kosovës.

Shefi në largim i ekzekutivit kosovar ka folur edhe për padinë që Rama i ka bërë atij në Prishtinë.

-Advertisement-

“U kërkoj falje popullit shqiptar. Padia e Ramës është një akt i turpshëm. Ai ka qenë ideator dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj në Top Channel.

“Ai ka qenë pro ndarjes. E ka thënë qartë në një emision që pro ndarjes ka qenë edhe presidenti Rugova. Ai ka lobuar në media, dhe me aktorë të tjerë në biseda me të huaj. Madje këtë bisedë e ka bërë edhe në tavolina ku unë kam qenë prezent”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se e konsideron padinë tallje dhe hajgare ndaj tij nga homologu shqiptar.

“Nuk e di pse bën këtë tallje dhe hajgare ndaj meje. Unë kam vuajtur, familja ime ka vuajtur për të mbrojtur kombin. Ndërsa kryeministri me marre dhe pafytyrësi bëri padinë i cili është akt i turpshëm”, është shprehur Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera