Lajme

Haradinaj në Thumanë: Të kqijat dhe gëzimin i ndajmë bashkë

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 29 November 2019

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është duke qëndruar në Shqipëri, pas tërmetit që la të vdekur disa persona e qindra të tjerë të lënduar.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se është duke qëndruar në Thumanë, në vendin ku vdiqën disa persona.

“Sonte, në Thumanë, në vendin e dhimbjes për çdo shqiptarë që humbi më të dashurit e tyre nga tërmeti me pasoja tragjike, për t’u shprehur solidarë por edhe për t’ua zgjatur dorën bashkëkombësve tanë”, tha ai.

Haradinaj ka shkruar se ajo që po e bën Kosova, populli i saj, është njerëzore.

“Ne ndajmë gëzimin sikurse edhe tash të keqen bashkë. Kujdesi ynë nuk do të mungojë. Ndjenjë e veçantë se sa shumë jemi për njëri tjetrin, në çdo kohë!”, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sonte, në Thumanë, në vendin e dhimbjes për çdo shqiptarë që humbi më të dashurit e tyre nga tërmeti me pasoja tragjike, për t’u shprehur solidarë por edhe për t’ua zgjatur dorën bashkëkombësve tanë.

Ajo që po e bën Kosova, populli i saj, është njerëzore, sepse ne ndajmë gëzimin sikurse edhe tash të keqen bashkë. Kujdesi ynë nuk do të mungojë.

Ndjenjë e veçantë se sa shumë jemi për njëri tjetrin, në çdo kohë!

RH

Të tjera