Lajme

Haradinaj në takim me Hazirin, bisedojnë edhe për autostradën

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 25 January 2018

Kryeministri i vendit, Ramush Hardinaj ka vizituar sot komunën e Gjilanit.

Me këtë rast Hardinaj ka thënë se ka disa kërkesa direkte të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri që janë në shërbim të qytetarëve që dalin jashtë mundësisë buxhetore të komunës por që ende janë në identifikim të gjitha rrethanave se si të vihet deri tek investimet në impiantin e ujërave të zeza, që është një investim shumë i madh që kalon kapacitetet e komunës.

“Biseduam për të gjitha ato projekte që janë më të mëdha por që janë poashtu në territorin e komunës së Gjilanit sikurse autostradën dhe projekte të tjera. Gjilani është komunë e rëndësishme, ndërlidhë shumë komuna të tjera të vogla dhe është komunë që ndërlidhë trevat tjera shqiptare që jetojnë në periferi, pra nuk do të përtojmë që për shumë tema të lidhemi bashkë Komunë-Qeveri. Tani qeveria nacionale është e drejtë t’i marrë obligimet si në shpronësim apo edhe në raste të tjera kur është në interes të publikut.Pra të gjitha ato që s’arrin t’i mbulojë komuna do ta bëjë qeveria pasi është në interes të banorëve”, ka thënë Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në Gjilan, raporton Indeksonline.

-Advertisement-

Duhet shtuar se kryeministri Haradinaj ishte paraparë të ishte sot në Kuvendin e Kosovës në një interpelancë të paralajmëruar të fillojë në ora 14:00 por që nuk u bë, pasi ai ishte në Gjilan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera