Lajme

Haradinaj në pritjen lamtumirëse të Szunyog: Shpreha konsideratën për bashkëpunimin e shkëlqyer

Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 10 July 2024

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar mbrëmë nga Zyra e BE-së në Kosovë, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit Tomáš Szunyog si shef i zyrës së BE-së.

Ai tha se i ka shprehur konsideratën për angazhimin e tij personal në proceset me rëndësi për Kosovën dhe bashkëpunimin.

“Në pritjen lamtumirëse për nder të ambasadorit të BE-së në Kosovë z. Tomáš Szunyog, i shpreha konsideratën time për angazhimin e tij personal në proceset me rendësi për Kosovën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer. Mbetemi gjithmonë të përkushtuar për bashkëpunim dhe bashkërendim me të gjithë faktorin ndërkombëtar në Kosovë drejt arritjes së objektivave strategjike të Kosovës!”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera