Lajme

Haradinaj në Podujevë: Heronjtë e Llapit kanë hise të madhe në lirinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 21 August 2024

 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot gjatë vizitës që i ka bërë qytetit të Podujevës, ka bërë homazhe pranë lapidarëve të të rënëve për lirinë e Kosovës dhe zhvilluar bashkëbisedim me qytetarë dhe shoqatat e dala nga lufta.

Haradinaj është shprehur se është i gjatë vargi i heronjve e dëshmorëve llapjanë.

“Heronjtë e Llapit kanë hise të madhe në lirinë e Kosovës

-Advertisement-

I gjatë është vargoji i heronjve e dëshmorëve llapjanë, që i kanë dhënë vlerë kësaj nahije e krejt Kosovës. Që nga Adem Demaçi, disidenti më i madh i historisë së re të Kosovës, Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Edmond Hoxha, Ali Ajeti e shumë të tjerë, që tashmë jane ngritur në altarin e lavdisë shqiptare, e llapjanët i kanë derdhur në bronz. Nderimi e përkulja para lapidarëve të tyre, të le pa frymë e të jep forcë që Kosovën ta bëjmë ashtu siç ata e kishin ëndërruar, të lirë, të pavarur e të panënshtrueshme. Kujtimin për këto kohë lavdie e filluam në një bashkëbisedim me luftëtarë e familjarë të dëshmorëve”, shkruan në rrjetin social Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera