Lajme

Haradinaj në orën 19:00 del para qytetarëve në sheshet e kryeqytetit!

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 27 April 2017

Pas lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës dhe njëherit liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga aktakuzat e Serbisë në Gjykatën e Apelit në Colmar të Francës, partia e tij ka organizuar një pritje në sheshet e Prishtinës.

Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” nga selia qëndrore e AAK-së në Prishtinë.

Haradinaj, pritet që sonte në orën 19:00 të arrij në vendlindje dhe të dalë para qytetarëve në sheshet e Prishtinës, manifestim ky i organizuar nga partia e tij.

-Advertisement-

Ramush Haradinaj, është ndaluar në Francë në fillim të këtij viti pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit në vitin 2004.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera