Haradinaj: Në mesin e mjekëve nga Serbia në veri mund të ketë agjentë serbë ose rusë
Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 06 April 2020
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se duhet pasur kujdes nga mjekët që po hyjnë nga Serbia në Kosovë, pasi në mesin e tyre mund të ketë njerëz të infiltruar nga shërbimet inteligjente.
Ai ka thënë për T7 se nga kjo situatë mund të përfitojë dikush, andaj duhet edhe kujdes, marrë parasysh situatën me koronavirus.
“Duhet të jemi të kujdesshëm kur të flasim për institucionet tona. Nuk shoh që ka probleme shumë të mëdha, por duhet pasur parasysh që ujku do mjegull. Në raport me situatën në veri, veten nuk e shoh në opozitë, por pjesë të institucioneve. Realiteti në veri është ky që është, prej 99-ës e deri sot. Në këto rrethana, duhet të jemi shumë unik dhe duhet pasur shumë kujdes. Nuk duhet të provokohen situatat e konfliktit në këtë situatë pandemike”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka mohuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se mjekët serbë vijnë e shkojnë nga Kosova dhe kjo nuk është diçka e pazakontë.
Sipas tij, ka një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë që mjekët serbë të vijnë e të përkujdesen për serbët e veriut.
Ai ka tërhequr vërejtjen se në mesin e tyre mund të ketë njerëz të inteligjencës serbe apo ruse.
“Nuk është e vërtetë që mjekët shkojnë e vijnë si thotë kryeministri. Ka marrëveshje, por duhet pasur kujdes që në mesin e tyre të hyjnë njerëz të inteligjencës serbe apo ruse. Duhet të jemi bashkë që ta ruajmë Kosovën të pandarë dhe të pacenueshme”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka porositur kryeministrin në largim që të mos e përdorë fjalën “gjakderdhje” nga kjo pozitë ku është tani.
“Kryeministri është në presion. Duhet të ketë shumë kujdes. Një kryeministër serioz nuk guxon ta përdorë fjalën gjakderdhje. Në demokra ci fjala gjakderdhje duhet të hiqet prej fjalorit”, ka thënë Haradinaj.
Të tjera
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...