Lajme

Haradinaj: Në markete ka mallra mjaftueshëm, s’ka vend për panik

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 26 March 2020

Kryetari i  AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot ka vizituar komunat e Suharekës, Rahovecit dhe Gjakovës për të parë nga afër situatën e krijuar lidhur me Coronavirusin COVID-19.

Ai thotë se stafi mjekësor është mobilizuar dhe në markete ka mjaft mallra dhe nuk ka vend për panik, shkruan Gazeta inFokus.

Ky është postimi i tij:

-Advertisement-

Sot vizitova komunat e Suharekës, Rahovecit dhe Gjakovës për të parë nga afër situatën e krijuar lidhur me Coronavirusin COVID-19.
Pashë një mobilizim të madh të stafit komunal dhe shëndetësor të këtyre komunave si dhe solidaritetin e qytetarëve.
Në markete ka furnizim të mjaftueshëm me mallra dhe nuk ka vend për panik, ndërsa dua të falënderoj kompani të shumta private që po japin donacione për qytetarët.
Rrini në shtëpi! Bashkë e kalojmë këtë sfidë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera