Lajme

Haradinaj në Londër takon ish-sekretarin e NATO-s, Robertson dhe gjeneralin Mike Jackson

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 27 February 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Londër ku ka marr pjesë në konferencën e BERZH-it është takuar me disa personalitete të njohura, gjeneralin Mike Jackson si dhe ish-sekretarin e NATO-s, lordin George Robertson.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se këta janë miq të mëdhenj të Kosovës të cilët siç thotë ai na kanë qëndruar pranë në periudha të ndryshme në rrugën për liri dhe shtetndërtim.

“Pata kënaqësinë t’i takoj Lord George Robertson, gjeneralin Mike Jackson, Martin Vickers, John Grogan, Earl of Sandwich, Tim Judah, Ben Emmerson dhe Jon Mitchell. Miq të mëdhenj të Kosovës, të cilët na kanë qëndruar pranë në periudha të ndryshme në rrugën tonë për liri dhe shtetndërtim. Gjithmonë mirënjohës!”, shkruan Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera