Haradinaj në Gllogjan: Kishim dy herë frikë, por s’e lëshuam këtë tokë asnjë ditë të luftës – nisja e bombardimeve, dita që na rilindi
Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 24 March 2024
Kryetari i AAK-së, ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj tha se 26 vjet më parë u dërgua porosia se “shqiptarët do të luftojnë” dhe se “do ta fitojnë luftën”.
Në ceremoninë e shënimit të Epopesë së Dukagjinit, ditës që njihet si nisja e luftës frontale të UÇK-së dhe frocave serbe në këtë zonë, Haradinaj tha se “Gllogjani ndodhi për shkak të Prekazit”, duke iu referuar betejës 26 vjet më parë, raporton Gazeta Express.
“Nga dita e betejës në Prekaz, u mobilizuam Dukagjini të gjithë, në një përgjigje me luftë, me zjarr, me sulme, pas asaj që ndodhi në Prekaz. Kuptohet, edhe frikën e kishim, për shkak se ishte në pyetje rrjedha e luftës, jo veç çka do të ndodhte, nëse do të sulmoheshim në, a do të vriteshim të gjithë ne, por çfarë do të ndodhte me luftën. Pra, keni parasysh, dy herë frikë. Një herë për jetën e secilit, e dyta për fatin e luftës sonë. Ka dashtë Zoti atë ditë që po, janë vra do djem të mirë që i kujtojmë sot, djem të zotë, por nuk u vra lufta atë ditë. Pra kjo është me rëndësi në fund të ditës. Këtu në këtë vend, në këtë truall kanë mbetur shqiptarët, e kanë ikur forcat e Millosheviqit. Kjo është e vërteta e kësaj dite”, tha Haradinaj.
“Krejt familja, krejt ata që mujtën me luftu atë ditë, kanë të drejtë me qenë krenar përjetësisht, sepse nga ajo ditë u çu një porosi që shqiptarët do të luftojnë, do ta fitojnë luftën, e kjo ndodhi këtu”, tha ndër tjerash ish-komandanti i UÇK-së.
Haradinaj kujtoi se “lufta ishte e vështirë, e rëndë”. Në nisjen e bombardimeve, ai tha se “nuk ka pasur ditë më të gëzueme, ditë më të mirë e ditë më të lumtur sesa ajo ditë”. Atë ditë, ai e përshkruan si ditën “që edhe njëherë na ka rilindë neve shqiptarëve”.
“Nuk e kemi lëshu këtë tokë asnjë ditë të luftës. Forcat e Millosheviqit i kanë ra në shumë drejtime, po kurrë një herë kjo tokë s’ka qenë pa ne, pa UÇK-në. Pra, asnjë ditë të lume të luftës. Më 24 mars ’99, Millosheviqi e mori atë që i takonte, atë që ua kishte bërë shumë familjeve shqiptare: atë që e bëri në Qirez, Likoshan, atë që e bëri në Prekaz, në Gllogjan, në Meje”, tha ai.
Të tjera
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...