Lajme

Haradinaj në Gjermani: Do të krijojmë kushtet që çdo qytetar i Kosovës të ndërtojë suksesin e vet në atdhe

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 16 November 2024

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Augsburg të Gjermanisë, vlerësoi  kontributin e diasporës kosovare, duke e paraqitur atë si shembull të potencialit të jashtëzakonshëm të kombit dhe model për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Suksesi i bashkatdhetarëve në Augsburg dëshmon potencialin e jashtëzakonshëm të kombit tonë,” u shpreh kandidati për kryeministër, duke veçuar biznismenët Fitim Thaçi dhe Faton Seferi për promovimin e produkteve kosovare në tregun gjerman, si dhe Shkelzen Kryeziun me kompanitë e tij të suksesshme në sektorin e ndërtimit.

Haradinaj theksoi se modeli ekonomik i propozuar nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30 synon të ndjekë frymën sipërmarrëse të demonstruar nga diaspora. “Kosova ka nevojë për një qeverisje që krijon mundësi, jo pengesa. Që mbështet biznesin vendor në vend që ta pengojë me taksa të panevojshme,” tha Haradinaj.

-Advertisement-

Në kuadër të programit të tij zgjedhor, Haradinaj premtoi uljen e taksave për bizneset e vogla dhe të mesme, thjeshtësimin e procedurave administrative dhe mbështetje të dedikuar për start-up-et. Ai do ta prezantojë programin e plotë të partisë para bashkatdhetarëve në Augsburg të dielën, më 14:00, në Bozener Str. 29.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera