Lajme

Haradinaj paralajmëron buxhet të veçantë për 24 shoqatat e të pagjeturve

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 25 February 2019

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka takuar përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve, ku me këtë rast ka thënë se në dialogun final me Serbinë duhet të futet edhe tema për të pagjeturit, që sipas tij, janë 1647 persona.

Haradinaj tha se do t’i propozojë delegacionit shtetëror që të bashkëpunojë me këto shoqata.

“Janë 1467 persona të pagjetur, ku figurojnë edhe 444 serbë. Kjo është një plagë për ne pavarësisht përkatësisë etnike. Disa zona janë më të prekura. Sot në këtë takim ne do të bisedojmë dy tema, pozicioni  ligji të kategorisë së të pagjeturve dhe përkrahjen për shoqatat e të pagjeturve. Nëse është numri i saktë, kam dëgjuar që janë 24. Nesër do t’i propozoj qeverisë së vendit një buxhet për secilën shoqatë”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Ndërsa, Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit ka thënë se është kërkesë e të pagjeturve që mos t’ju ndalen pensionet e pleqërisë.

Ndryshe, mbledhja me përfaqësues të familjeve të të pagjeturve pas fjalimit të kryeministrit është duke u zhvilluar pa media

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera