Lajme

Haradinaj në 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Njollë e pashlyer derisa nuk vendoset drejtësia

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 11 July 2022

Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës në 27 vjetorin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan, të kryera nga regjimi i Millosheviqit, mbeten njolla të pashlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia.

“Bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre”, shkroi ndër të tjera kreu i AAK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera