Lajme

Haradinaj nderon dëshmorët Lleshi

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 07 August 2018

Falë sakrificës së brezave dhe dëshmorëve që i kujtojmë sot, ne si popull jemi të lirë dhe rruga jonë është rrugë e lirisë dhe rruga e popujve të lirë evropianë.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në akademinë përkujtimore në nderim të dëshmorëve Mark, Prend, Kolë dhe Memë Lleshi.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh te  lapidari kushtuar dëshmorëve Lleshi.

-Advertisement-

“Nderi i këtij vendi është edhe më i hershëm. Jemi në vendin, trevën që ka dhënë njerëz të zotë në të gjitha kohërat”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se nga kjo familje edhe në Luftën e Dytë Botërore kishte të rënë, e në luftën e fundit, ndër familjet e rralla që dha katër dëshmorë”, tha ai.

Haradinaj, duke theksuar veçantinë e kësaj familje, tha se ata nuk e përqafuan luftën, por e bënë atë.

“Familja Lleshi e dëshmoi që lufta për liri e shqiptarëve, e UÇK-së ishte luftë e të gjithëve, luftë e jona. E kemi për nder sot që të përulemi me respekt para memorialeve të dëshmorëve Lleshi. Ishim shqiptarë edhe atëherë kur këndej kanë kaluar plot e plot fuqi e bota, disa prej të cilave kanë lënë gjurmët e veta, por gjurma më e mirë në trojet tona jemi ne vetë”, tha ai.

Me nga një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtuan edhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës Ramadan Hoti, famullitari Don Albert Jakaj, profesor Emin Kabashi dhe përfaqësuesi i familjes Lleshi, Gegë Lleshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera