Lajme

Haradinaj ndan medalje për Mulla Xhevatin e Bubavecit

Autori: Islam Morina 20:03 | 08 May 2021

Kryetari i i Aleancës Ramush Haradinaj, ka qëndruar për ngushëllime në familjen e Mulla Xhevat Kryeziut nga Bubaveci, të cilit dje i ka vdekur babai, shkruan Gazeta Infokus.

Me këtë rast, me motivacionin “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” ai i ka ndarë medalje për Mulla Xhevat Kryeziun si njëri ndër bashkëpunëtorët e kryeplakut të urtë Anton Çeta, me të cilin dha kontribut të madh në Lëvizjen për Pajtim.

Haradinaj më pas ka qëndruar për ngushëllime edhe në familjen e Hajdin Gashit të Kijevës, i cili u varros dje. Edhe në këtë familje Haradinaj ka ndarë medalje për mësuesin veteran Maksut Gashi.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Vizitë ngushëllimi në Bubavec e Kijevë te familjet Kryeziu dhe Gashi, pas ndarjes nga jeta të familjarëve të tyre, Vesel Kryeziut dhe Hajdin Gashit.
Duke vlerësuar lartë kontributin e këtyre familjeve atdhetare në periudha të ndryshme të historisë, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështje kombëtare, për Mulla Xhevat Kryeziun, atdhetar i dalluar dhe një prej kontribuesve më të mëdhenj të Lëvizjes për Pajtim të viteve ’90-ta, si dhe për familjen patriotike Gashi nga Kijeva”, ka shkruar Ramush Haradinaj në Facebook./Gazeta Infokus/

Vizitë ngushëllimi në Bubavec e Kijevë te familjet Kryeziu dhe Gashi, pas ndarjes nga jeta të familjarëve të tyre, Vesel…

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, May 8, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera