Lajme

Haradinaj mirëpret mbështetjen e ShBA-ve për Kosovën përmes fondit të MCC-së

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 27 July 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur mbështetjen e ShBA-ve për Kosovën përmes fondit të MCC-së.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka përshëndetur takimin e delegacionit të Kosovës me Sekretarin Blinken.

”Mirëpres mbështetjen e ShBA-së për Kosovën përmes fondit të MCC-së dhe takimin e delegacionit të Kosovës me Sekretarin Blinken. ShBA, edhe njëherë ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në procesin e dialogut. ”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Ai ka thënë se tani është koha për njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Tani është koha për marrëveshjen finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën udhëheqjen e ShBA-ve.”, ka përfunduar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera