Lajme

Haradinaj: Me miqtë ndërkombëtarë, Kosova do ta përmbushë synimin e saj

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 03 January 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Kosova do të përmbushë synimin e saj për t’u anëtarësuar në organizatat botërore.

Këtë qëndrim, Haradinaj e ka bërë të ditur pas festave të fundvitit, për çka thotë të ketë pranuar urime të shumta nga personalitete të ndyshme botërore.

“Kam pranuar një numër urimesh, nga personalitete botërore, për festat e fundvitit, me dëshirat për një Vit të Ri me më shumë suksese në Kosovë. Në mesin e urimeve kam pranuar edhe atë të Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk. Kam falënderuar dhe uruar, njëkohësisht, udhëheqësit e qeverive botërore për një Vit të mbarë. Me miqtë ndërkombëtarë, Kosova do ta përmbushë synimin e saj për të qenë pjesë e familjes së përbashkët europiane dhe anëtare e organizatave botërore”, tha Haradinaj përmes një njoftimi të bërë publik në “Facebook”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera